Administrata amerikane ka nxjerrë një rregull të ri që ndalon emigrantët të kërkojnë azil në SHBA, nëse ata kanë udhëtuar më parë përmes një vendi tjetër.
Dhjetëra mijëra familje emigrante nga Amerika Qendrore kalojnë çdo muaj përmes Meksikës në Shtetet e Bashkuara, shumica prej të cilëve synojnë të kërkojnë azil.
Administrata e presidentit Donald Trump pohon se familjet emigrante përdorin boshllëqe në sistemin ligjor që u lejojnë atyre të hyjnë në vend pa pagesë dhe pastaj të presin, siç thotë Uashingtoni, për pretendimet e rreme të azilit.



