E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA do të vendosë nën “mbikëqyrje të kujdesshme” praktikat monetare të disa vendeve

Administrata Trump refuzoi sërisht ta etiketojë Kinën si manipulatore të monedhës, por thotë se po e mban atë si dhe pesë vende të tjera, nën vëzhgim.

Në një raport dërguar Kongresit, sekretari amerikan i thesarit Steven Mnuchin shkruan se Pekini së bashku me Gjermaninë, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Zvicrën, do të vendosen në një listë vendesh, praktikat monetare të të cilave kërkojnë “mbikëqyrje të kujdesshme”.

Qeveritë manipulojnë me monedhat duke i mbajtur normat e këmbimit artificialisht të ulëta për t’i bërë mallrat dhe shërbimet e tyre më të lira në tregun botëror.

Kjo praktikë krijon disavantazhe për partnerët tregtarë dhe vendet e tjera.

Gjatë gjithë fushatës zoti Trump premtoi se do ta etiketonte Kinën një vend manipulator me monedhën menjëherë pasi të zgjedhej president, por deri më tani nuk ka pranuar ta bëjë këtë.

Në vend të kësaj zoti Trump ka vendosur miliarda dollarë tarifa ndaj importeve kineze për të trajtuar ato që ai thotë se janë praktika të padrejta tregtare.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota