E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA lejon lëshimin e pasaportave neutrale lidhur me përkatësinë gjinore

SHBA do të lejojë shtetasit amerikanë të pajisen me pasaporta neutrale lidhur me përkatësinë gjinore. Kjo masë bëhet në vazhdën e politikave për respektimin e orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Shtetasit e SHBA-së që nuk e identifikojnë veten as si meshkuj as si femra, pra jobinarët, ndërseksorët, diversët ose ata që janë të pasigurt për gjininë që kanë, do të kenë duke filluar nga 11 prilli mundësinë që në pasaportat e tyre të kenë X-in si shenjë në vendin ku shënohet gjinia. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken.

“Për një kohë shumë të gjatë, amerikanët transgjinorë, jobinarë dhe ata që janë të pasigurt për gjininë e tyre janë përballur me pengesa të konsiderueshme për të udhëtuar të sigurt si brenda Shteteve të Bashkuara dhe nëpër botë,” tha Shtëpia e Bardhë.

US-Außenminister Blinken in Polen
 

Antony Blinken

Shtetasit e SHBA-së që bëjnë kërkesë për pasaportë tani e tutje nuk kanë nevojë të ofrojnë dokumentacion mjekësor për të dëshmuar se janë jobinarë, ndërseksorë ose ata të pasigurt për gjininë që kanë. Pasaporta e parë amerikane në të cilën në vend të M/F kishte shenjën “X” u lëshua në tetor të vitit 2021.

Reduktim i kontrolleve trupore në aeroporte

Mundësia për t’u pajisur me dokumente me gjininë X edhe në sektorë të tjerë, si p.sh. në librezat e sigurimit social, patentat për drejtimin e makinave etj, do të jetë duke filluar nga viti i ardhshëm”, tha në një deklaratë ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota