E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA, larmia racore dhe etnike më e lartë se kurrë më parë

Sipas censusit të fundit popullsia e SHBA-së përbëhet tashmë nga më pak të bardhë dhe larmia racore është më e lartë se kurrë më parë.

Të dhënat e fundit të numërimit të popullsisë në vitin 2020 që botoi Zyra Amerikane e Censusit tregojnë se popullsia shumë-racore në periudhën 2010- 2020 është rritur ndjeshëm në çdo shtet të SHBA-së.

Njerëzit me ngjyrë përbëjnë sot 43% të popullisë së përgjithshme të SHBA-së në krahasim me 34% në vitin 2010.

USA Arbeitsmarkt

Gjatë 10 viteve të fundit popullsia në Shtetet e Bashkuara është rritur nga 237 milionë në 261 milionë banorë dhe që nga viti 2010 vihet re se popullsia nën 18-vjeç është bërë më e larmishme nga pikëpamja racore dhe etnike.

Larmi racore dhe etnike

Demografët thonë se kudo  në SHBA kanë vënë re një prirje që gjithnjë e më shumë njerëz i përkasin më shumë se një race. Larmia më e madhe është vënë re në Porto Riko.

Studenten mit Handys

“Rezultatet e Censusit të vitit 2020 treguan se popullsia amerikane është shumë më e larmishme nga pikëpamja racore dhe etnike, krahasuar me gjetjet që kemi patur në të kaluarën, ” tha Nicholas Jones, drejtor dhe këshilltar i lartë i kërkimeve racore dhe etnike në terren pranë Byrosë Amerikane të Censusit.

As mirë as keq për vendin 

Aktualisht 64% e nënshtetasve të SHBA-së në moshë madhore thonë fakti që në në 25-30 vitet e ardhshme amerikanët me ngjyrë, ata me prejardhje latine dhe aziatike do të përbëjnë shumicën e popullsisë nuk është as i mirë as i keq për vendin.

USA Arbeitsmarkt

Njerëzit me ngjyrë përbëjnë sot 43% të popullisë së përgjithshme të SHBA-së

Sipas një sondazhi kombëtar të zhvilluar nga Qendra Kërkimore Pew gati një e katërta (24%) thonë se kjo është një gjë e mirë, ndërsa më pak se gjysma (11%) thonë se është e keqe. Për sondazhin u pyetën 11,001 të rritur.

Në sondazh nuk ishin përfshirë të gjitha grupet racore dhe etnike të SHBA-së si havajanët, banorët e ishujve të Paqësorit, indianët e SHBA-së, banorët autoktonë të Alaskës, ose amerikanët shumë-racorë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota