E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA kufizon eksportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

Shtetet e Bashkuara njoftuan kufizime të reja për eksportet me synimin për të frenuar aftësitë e Kinës për prodhimin e gjysmëpërçuesve të avancuar, që përdoren në sisteme armatimesh dhe për inteligjencën artificiale, ndërsa konkurenca mes dy ekonomive më të mëdha të botës vazhdon të intensifikohet.

“Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për mbrotjen e teknologjisë sonë në mënyrë që të mos përdoret nga kundërshtarët në mënyra që mund të kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, tha Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

Ai shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët dhe partnerët e saj për të “mbojtur në mënyrë proaktive dhe të fortë rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në fushën e teknologjisë në rang botëror”.

Masa e fundit kufizon eksportet për 140 kompani, përfshirë kommpanitë kineze për prodhimin e gjysmëpërçuese “Piotech dhe SiCarrier Technology”.

Kufizimet prekin edhe kompaninë “Naura Technology Group” e cila prodhon pajisje për gjysmëpërçuesit, sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë dhe njëherësh po rivlerësojmë dhe po përditësojmë kontrollet tona”, tha ZV/Skretari i Tregtisë për Industrinë dhe Sigurinë, Alan Estevez.

Masa e fundit përfshin gjithashtu kontrolle për 24 lloje pajisjesh për prodhimin e çipave dhe tre lloje mjetesh të tjera për zhvillimin ose prodhimin e gjysmëpërçuesve./ AFP

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota