E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA do të vendosë tarifa në mallra të BE-së në vlerë të 7.6 miliardë dollarëve

Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa në mallra të Bashkimit Evropian në vlerë të 7.6 miliardë dollarëve.

Ky është kapitulli i fundit në betejën 15 vjeçare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shkak të subvencioneve të dhëna për kompaninë ajtore Airbus dhe kompaninë rivale amerikan, Beoing.

Kjo nënkupton vënie të tarifave në mallra nga aeroplanët deri të butakët.

Komisioni Evropian ka thënë se tarifat nuk do të kenë efekt të kundërt.

Ky vendim është marrë nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), e cila ka mbikëqyrur mosmarrëveshjet tregtare.

Ajo ka zvogëluar shkallën e tarifave nga 11 miliardë dollarë, sa ka shpresuar se do t’i vendosë SHBA-ja.

Komisioni i kësaj Organizate ka thënë se të dyja palët duhet të tentojnë të arrijnë një marrëveshje.

“Mirëpo nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të aplikojnë kundërmasa të autorizuara nga OBT-ja, kjo do ta shtyjë BE-në në një situatë ku ne nuk do të kemi mundësi tjetër, përveç se të veprojmë njëjtë”, ka thënë Komisioni Evropian.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota