E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA dhe K.Jugore kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë nisur sot, më 5 nëntor stërvitje ushtarake të shkallës së vogël, disa ditë para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me zyrtarë verikoreanë në Nju Jork.

Programi i marinës koreane për shkëmbim ka qenë pjesë e stërvitjeve të pezulluara në muajin qershor, pasi presidenti amerikan, Donald Trump pati premtuar ndalimin e stërvitjeve ushtarake, pas mbajtjes së samitit me liderin verikorean, Kim Jong Un në Singapor.

Stërvitjet e mëdha vazhdojnë të jenë të pezulluara, mirëpo Uashingtoni dhe Seuli kanë vazhduar të realizojnë stërvitje të përbashkëta të shkallës më të vogël.

Në stërvitjet e tanishme janë duke marrë pjesë 500 marinsa amerikanë dhe jugkoreanë, afër qytetit Pohang.

Ministri jugkorean i Mbrojtjes ka thënë se Seuli dhe Uashingtoni do të vendosin para përfundimit të vitit, nëse do të realizojnë stërvitje masive ushtarake vitin e ardhshëm.

Ndërkohë Pompeo ka thënë për televizionin CBS se në ditët e ardhshme do të takohet me homologun e tij verikorean, Kim Yong Chol, për të diskutuar kërkesat amerikane ashtu që Phenjani të denuklearizohet dhe për plane tjera, duke përfshirë mbajtjen e një samiti të dytë mes liderëve të të dyja shteteve.

“Shpresoj se do të arrijmë përparim, duke përfshirë përpjekjet për t’u siguruar se do të ndodhë një samit i dytë në mes të dy liderëve, ku mund të shtyjmë përpara çështjen e denuklearizimit”, ka shtuar ai.

Trump dhe Kim patën bërë zotime të mëdha në aspektin e denuklearizimit të Gadishullit Korean, mirëpo nga mbajtja e samitit është arritur pak përparim.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota