E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA-Britani marrëveshje për Titanikun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një traktat për mbrojtjen e mbetjeve të anijes Titanik, që gjenden në thellësi të oqeanit.

Kjo marrëveshje ndërkombëtare u jep fuqi qeverive të dy vendeve që të japin ose të refuzojnë hyrjet e eksploruesve në rrënojat e anijes.

Titaniku u fundos në vitin 1912 që në udhëtimin e parë, që nisi nga Southampton. Anija goditi një ajsberg në Atlantikun e Veriut.

Rrënojat e anijes në fund të oqeanit nuk janë mbrojtur më parë me legjislacion të qartë, pasi gjenden në ujëra ndërkombëtare.

Një marrëveshje mes shumë shteteve për të mbrojtur rrënojat e Titanik është negociuar që nga viti 1986.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota