E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA, 820 milionë dollarë të tjera në armatime për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten detaje mbi ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën prej 820 milionë dollarësh. Ndihma përfshin sisteme të reja të raketave tokë-ajër dhe radarë kundër artilerisë.

Paketa e fundit synon të ndihmojë Ukrainën me armatime për të goditur raketat ruse me rreze të gjatë veprimi. Ajo vjen pas thirrjeve të zyrtarëve ukrainas drejtuar vendeve perëndimore që të dërgojnë sisteme më të avancuara për t’i bërë ballë më mirë Moskës.

Pentagoni tha të premten se administrata e Biden ka dërguar deri tani 7.6 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë në Ukrainë, përfshirë rreth 7 miliardë dollarë që nga fillimi i sulmit të Rusisë në të këtë vend, në fund të muajit shkurt.

Në një konferencë shtypi gjatë takimit të NATO-s që u mbajt në Madrid, Presidenti Joe Biden tha Shtetet e Bashkuara “do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa do të nevojitet”.

Paketa e 14-të e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën përfshin dy sisteme të mbrojtjes ajrore, të njohura si NASAMS, të cilat mund të ndihmojnë forcat ukrainase të mbrohen kundër raketave me vetëdrejtim dhe avionëve rusë.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se sistemet mbrojtëse që po i dërgohen Kievit janë të standardeve të NATO-s dhe janë pjesë e një përpjekjeje për të modernizuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës e cila është e pajisur me armatime të periudhës sovjetike.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota