E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA, 2700 fluturime të anuluara për shkak të stuhisë dimërore

Linjat ajrore anuluan mbi 2700 fluturime në Shtetet e Bashkuara të dielën ndërsa një stuhi dimërore filloi të përshkonte të dielën bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, sipas faqes së internetit FlightAware.com që regjistron të dhënat e fluturimeve.

Mbi 1500 fluturime u shtynë.

Agjencia American Airlines pati 600 fluturime të anuluara. Pothuajse 95% e fluturimeve nga aeroporti ndërkombëtar i Karolinës së Veriut, u anuluan, sipas FlightAware.

American Airlines po u jep mundësi udhëtarëve të riprenotojnë fluturimet pa pagesë shtesë.

Një stuhi e madhe dimërore do të prekë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara të dielën deri të hënën, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Guvernatori i Xhorxhas, Brian Kemp, shkruante të dielën në Twitter se njerëzit duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në zonat e prekura nga stuhia. Guvernatorët e Xhorxhias, Virxhinias, Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut kishin shpallur gjendje emergjence për shkak të stuhisë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota