E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sfidat e Presidencës portugeze në BE

Pandemia do të jetë kryefjala e Presidencës portugeze, e cila zyrtarisht në 1 Janar mori kryesimin e Këshillit të Bashkimit Europian për 6 muajt e ardhshëm.

Në krye te axhendës do të jetë kordinimi i paketës së ndihmës, si dhe sfidat shëndetësore që paraqet COVID-19, përfshi edhe shpërndarjen e vaksinave.

“Deutsche Welle” shkruan se kryesimi e gjen më të lehtësuar Portugalinë, për shkak se nën kyesimin e Presidencës gjermane në Bruksel kaloi buxheti i BE-së.

Ndaj dhe fokusi i shtetit të vogël në cepin më perëndimor të Europës, do të përqëndrohet tek përgatitja e unionit për të përballuar më mirë krizat.

E në këtë aspekt edhe Portugalia, shkruan “Deutsche Welle”, ka nevojë urgjente për pjesën e saj në paketën 750 miliardëshe të ndihmës, ashtu si vendet e tjera.

Për shkak të rritjes së papunësisë me rreth 9% dhe borxhit publik me 131% të Prodhimit të Brendshëm Bruto,  rreth 26 miliardë Euro do të shkojnë për kufizimin e dëmeve të pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë në Portugali.

Por pandemia nuk është e vetmja sfidë gjatë Presidencës së Portugalisë. Në planin e saj bën pjesë edhe promovimi si dhe rimëkëmbja gjithëpërfshirëse në Europë përmes transformimit klimatik dhe dixhital.

Sa i përket politikës së jashtme, Brexit, zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregjet e reja me Indinë shihen si pjesë e planit ambicioz të Portugalisë.

Një axhendë e ripërtërirë me administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur në SHBA, Joe Biden, si dhe forcimi i marrëdhënieve me Afrikën dhe Amerikën Latine janë disa nga prioritetet e Presidencës portugeze.

Sa i përket zgjerimit të Ballkanit Pereëndimor, nuk dihet nëse në Presidencën e Portugalisë do të mbetemi sërish në vendnumëro, pasi sikundër u shpreh një ditë më parë edhe ministri gjerman për Europën, Michael Roth, lënia jashtë e vendeve të rajonit  do të përdoret nga forca të tjera që nuk ndajnë të njëjta vlera demokratike me vendet e BE-së.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota