E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sërish greva në disa aeroporte gjermane/ Priten vonesa dhe anulime fluturimesh

Pasagjerët në Gjermani do të duhet të përgatiten për vonesa të konsiderueshme apo edhe anulime të fluturimeve, për shkak të grevave të stafit të aeroporteve.

Sipas sindikatës së punëtorëve, Verdi, aeroporti i Berlinit dhe aeroportet e Hamburgut dhe Bremenit do të jenë në grevë gjithë ditën e hënë.

Kjo grevë pritet të ndikojë edhe në aeroportet tjera.

Aeroportet u kanë bërë thirrje udhëtarëve që të kontaktojnë kompanitë e tyre për të kuptuar më shumë për fluturimet.

Në Hamburg besohet se 2.000 punëtorë do të jenë pjesë e grevës.

Sindikata gjermane e punëtorëve Verdi ka thënë në të kaluarën se përpjekjet për të përmirësuar situatën për punëtorët e këtij sektori, kanë rezultuar me pak përparim./REL

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota