E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Senatorët amerikanë paralajmërojnë Rusinë: Do të jeni në luftë me NATO-n nëse përdorni armë bërthamore në Ukrainë

Rusia do të jetë “në një luftë me NATO-n” nëse përdor një armë bërthamore në Ukrainë, është zotuar një senator amerikan.

Republikani Lindsey Graham lëshoi ​​paralajmërimin së bashku me senatorin demokrat Richard Blumenthal në një konferencë të përbashkët për shtyp. https://www.c-span.org/video/?528936-1/senators-graham-blumenthal-news-conference-russian-nuclear-threats

Graham theksoi se ata po prezantojnë një rezolutë në Kongres, e cila thotë se nëse Rusia, Bjellorusia ose një përfaqësues rus shpërthen një pajisje bërthamore brenda Ukrainës për të ndaluar kundërsulmin ose për të tentuar të thyejnë vullnetin e popullit ukrainas “një sulm i tillë do të konsiderohet si një sulm ndaj vetë NATO-s”.

“Një shpërthim i tillë do të rrezatonte pjesën më të madhe të Evropës, duke përfshirë aleatët e Amerikës në NATO“, tha ai.

Republikani akuzoi Rusinë për krime lufte.

“Senatori Blumenthal dhe unë duam t’i vëmë në dijeni të gjithëve në këtë kongres se kërcënimi i përdorimit të një pajisje bërthamore nga Rusia është real dhe mënyra më e mirë për ta penguar atë është t’u japim atyre qartësi se çfarë ndodh nëse e bëjnë këtë – ata do të jetë në luftë me NATO-n”- tha Graham.

Ai shtoi gjithashtu se hedhja në erë e një centrali bërthamor për të krijuar kaos “mund të konsiderohet si një sulm ndaj NATO-s” – një referencë e qartë për frikën e qëndrueshme të një incidenti në objektin bërthamor të Zaporizhzhia.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota