E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sanna Marin, kryeministrja më e re në historinë e Finlandës

Partia Socialdemokrate, e cila kryeson një qeveri koalicioni prej pesë partive, ka zgjedhur ministren e Transportit, Sanna Marin, si kryeministren e re të Finlandës dhe ajo do të bëhet kryeministrja më e re e vendit.

Marin, 34 vjeç, do të marrë postin javën tjetër pas dorëheqjes së Antie Rine, raporton “Reuters”.

“AP” shkruan se ajo do të jetë gruaja e tretë që drejton qeverinë finlandeze.

Më parë gjatë javës, Rine dha dorëheqjen pasi Partia Qendrore e Koalicionit njoftoi se kishte humbur besimin tek ajo për shkak të një serie grevash. “Shumë punë po presin që ne të rindërtojmë besimin. Ne kemi një program qeveritar të përbashkët që mban koalicionin së bashku”, u tha Marin gazetarëve pas një votimi të ngushtë nga udhëheqja e partisë, transmeton “KsP”.

Një tjetër kandidat për kryeministër ishte Anti Lintman, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. Marin mori 32 vota dhe Lintman 29 vota.

Ajo është nënkryetare e Partisë Socialdemokrate, anëtare e Parlamentit që nga 2015 dhe deri këtë javë ka qenë ministre e Transportit dhe Lidhjeve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota