E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Samiti i G20-ës/ BE kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në tregtinë globale

Zgjidhja e shpejtë e tensioneve në tregtinë globale duhet të jetë prioriteti kryesor i vendeve me ekonomitë më të zhvilluara në botë.

Me këtë qëndrim pritet të dalin ministrat e financave të Bashkimit Evropian në samitin e 20 vendeve më të fuqishme ekonomike në botë (G20) që pritet të mbahet gjatë fundjavës në Japoni.

“Rritja globale është duke u ulur. Zgjidhja e tensioneve tregtare meriton vendin më të lartë të prioriteteve”, thuhet në një dokument të BE-së të cilin e ka parë agjencia Reuters.

Samiti i G20-ës mbahet në kohën kur dy ekonomitë më të mëdha në botë, Kina dhe SHBA-ja janë përfshirë në një mosmarrëveshje të egër rreth raporteve tregtare.

Jo vetëm që SHBA-ja akuzon Kinën për vjedhjen e pronës intelektuale, por kërkon që Pekini të bëjë ndryshime në politikat e saj ekonomike, të cilat thotë se padrejtësisht favorizojnë kompanitë vendase përmes subvencioneve.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjithashtu dëshiron të shkurtojë deficitin tregtar të Amerikës me Kinën, për të cilën ai thotë se po dëmton prodhimin amerikan.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota