E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Samiti i BE-së ende pa rezultate

Krerët e Bashkimit Evropian ende nuk kanë arritur marrëveshje për paketën e ndihmave për shkak të Coronës. Qëndrimet janë të ndara, e ka të tillë që thonë se duhet dhënë vetëm kredi por jo edhe ndihma.

Samiti i Bashkimit Evropian kushtuar paketës së ndihmave për virusin Corona do të vazhdojë, pasi që palët nuk kanë arritur ende kurfarë marrëveshje. Bisedimet janë ndërprerë heret në mëngjes dhe do të vazhdojnë sot pasdite. Kështu kumtoi zëdhënësi i Presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel, në twitter. Presidentët dhe kryeministrat e 27 vendeve anëtare po vazhdojnë negociatatg për dy ditë më gjatë, se sa që ishte planifikuar.

Belgien Brüssel I EU-Gipfel I Charles Michel (Reuters/F. Walschaerts)

Më parë krerët e vendeve anëtare të BE janë takuar së bashku, pas një pauze gjashtë orëshe. Por takimi rezultoi pa sukses. Shefi i Këshillit Michel i ka ndërprerë bisedimet e përbashkëta diku nga mesnata dhe më pas ka organizuar këshillime të ndara me kancelaren Angela Merkel dhe të tjerët. Pika kryesore e mosmarrëveshjeve është sasia e parave që duhet të ndahet për vendet anëtare nga paketa e ndihmave për shkak të Coronës.

Belgien EU Gipfel (picture-alliance/AP Photo/J. Geron)

Por që tani është e qartë se ndihmat do të jenë më të vogla, se sa ato që dëshironin kancelarja Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron. Në vend të ndihmave në vlerë prej 500 miliardë euro, tani flitet për 350 –  400 miliardë. Kryeministrat e Austrisë, Holandës, Suedisë, Danimarkës dhe Holandës nuk janë të gatshëm për kompromise të tjera, sepse këto vende janë ndër paguesit e ndihmave. Ndërsa vendet si Spanja dhe Italia kërkojnë madje që të jepen vetëm kredi që duhet të kthehen dhe jo ndihma.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota