E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Rusia vendos ndalimin e hyrjes për kryeministrat e Letonisë dhe Estonisë

Ministria e Jashtme ruse ka publikuar një listë të politikanëve balltikë “më armiqësorë ndaj Rusisë”, të cilëve u është ndaluar hyrja në vend.

Lista përfshin kryeministrat e Letonisë dhe Estonisë, Evika Silina dhe Kaja Kallas, si dhe një numër ministrash të qeverisë, shkruan agjencia e lajmeve ruse” TASS”.

Lista e zezë përfshin ministrat e jashtëm të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë Krisjanis Karins, Gabrielius Landsbergis dhe Margus Tsahkna, ministrin letonez të Mbrojtjes Andris Spruds, ministrin e Brendshëm letonez Rihards Kozlovskis, komandantin e ushtrisë lituaneze gjeneral Valdemaras Rupsis dhe ish-udhëheqësit kombëtarë: ish-presidentët letonez Vaira Vike-F. Egils Levits dhe ish-presidentja e Estonisë Kersti Kaljulaid.

Më herët, Ministria e Jashtme ruse tha se Moska kishte ndaluar hyrjen për 347 shtetas të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë armiqësore ndaj Rusisë, duke përfshirë ministra të qeverisë, anëtarë të parlamenteve dhe figura publike.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota