Të paktën dy persona u vranë dhe disa shtëpi u shkatërruan të hënën nga sulmet ruse me raketa në rajonin jugor të Zaporizhzhias në Ukrainë, tha Kyrylo Tymoshenko, zëvendës shefi i zyrës presidenciale.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme për sulmet. Një zyrtar lokal tha se në periferi të qytetit të Zaporizhzhias ishin goditur ndërtesa dhe se forcat ukrainase kishin rrëzuar disa raketa ruse.
Guvernatori i rajonit të Kievit tha se mbrojtja ajrore po funksiononte.



