Për herë të parë që nga viti 2015 numri i kërkesave për azil në Europë ka shënuar rritje, sipas Eurostat. Por në Gjermani numri i azilkërkuesve ka rënë.
Në të gjithë Bashkimin Europian, numri i azilkërkuesve që bëjnë kërkesë për azil për herë të parë deir në shtator të këtij viti ka shënuar rritje me 8,6%, nga 435.610 vetë në 473.215 persona. Kjo paraqet një ndryshim të trendit, sipas Eurostat. Deri më tani numri i azilkërkuesve pas nivelit maksimal të 1,2 milionë personave në vitin 2015, ka rënë nga viti në vit. Më shumë kërkesa për azil ka pasur Franca dhe Spanja. Kurse vendet kryesore origjinë janë Siria, Afganistani, Venezuela.

Lesbos, refugjatë me gomone arrijnë në Mytilene



