E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Rriten bursat pas zbutjes mes Uashingtonit e Pekinit

Vlera e aksioneve në tregjet amerikane dhe kineze u rrit së fundmi, pas lajmeve se Uashingtoni dhe Pekini kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet e nivelit të lartë në fillim të muajit të ardhshëm, në pritje të asaj që Kina e cilësoi “përgatitje e territorit për përparim domethënës” në mosmarrëveshjen tregëtare mes dy vendeve.

Por analistët u bëjnë thirrje investitorëve të kenë një optimizëm të përmbajtur, duke thënë se Kina nuk e ka marrë seriozisht qëndrimin e ashpër të Presidentit amerikan Donald Trump dhe nuk duket se një zgjidhje përfundimtare për të realizuar ndryshime strukturore ose përparime të mëdha është e afërt.

Të enjten presidenti amerikan, postoi në Twitter komentet e një biznesmeni amerikan, ku ai thoshte se ashpërsia është rruga e duhur për t’u marrë me Kinën dhe se është në interesin e Kinës që të korrigjojë sjelljen e saj.

Por nuk ka shenja që Kina po e bën një gjë të tillë.

Gazeta shtetërore kineze Global Times paraqiti një tablo optimiste për bisedimet e ardhshme, megjithëse e pranoi se hendeku midis të dy vendeve mbetet i thellë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota