E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Rrëzohet në Indonezi aeroplani me 188 pasagjerë

Një aeroplan Boeing 737 që mbante 188 persona u rrëzua në det në veri të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakarta, pak pas ngritjes të hënën në mëngjes.

Fluturimi i Lion Air JT-610 po shkonte në Pangkal Pinang, një ishull në veri të kryeqytetit të Indonezisë kur humbi kontaktin me kontrollin e ajrit rreth orës 6.33 të kohës lokale – vetëm 13 minuta pas ngritjes, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Para aksidentit tragjik, pilotët e aeroplanit kishin kërkuar kthimin në aeroport, tha Sindu Rahayu, kreu i Bashkëpunimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil.

Kontrolli i trafikut lejoi kthimin, por avioni u zhduk nga radari pas pak. Autoritetet nuk janë të sigurta përse avioni u rrëzua, pasi moti ishte me diell dhe avioni ishte i ri.

Fotot dhe video të shpërndara në internet nga kreu i agjencisë së ndihmës së fatkeqësisë në Indonezi tregojnë mbeturinat dhe vajin që lundron në ujë pas rrëzimit, prej të cilëve deri tani nuk ka të mbijetuar.

Të afërmit u fotografuan duke qarë në aeroport derisa pritnin lajme për të dashurit e tyre.

Në bord ishin 178 të rritur, një fëmijë, dy foshnje, dy pilotë dhe pesë punonjës të fluturimit. Ishin gjithashtu 20 punonjës nga Ministria e Financave indoneziane në bord.

Kreu i agjencisë kërkimore dhe shpëtuese Basarnas u tha gazetarëve se pjesët e trupit ishin parë duke lundruar në oqean pranë vendndodhjes së rrëzimit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota