E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Rouhani, një Ahmadinexhad i i dytë?

Me provokimet ndaj presidentit amerikan Trump, Rouhani nuk po u përmbahet premtimeve që i bëri popullit iranian në vitin 2013. Përkundrazi, ai duket se po bashkohet me zërat radikalë.

Deklaratat e fundit të presidentit iranian Hassan Rouhani rreth mbylljes së mundshme të Ngushticës së Hormuzit për transportet ndërkombëtare të naftës nuk kanë asnjë gjurmë të përbashkët me premtimet që ai i bëri popullit iranian në vitin 2013. Përkundrazi ato tingëllojnë më shumë si deklaratat luftarake të shprehura shpesh nga paraardhësi i tij, Mahmud Ahmadinexhad.

Në sferën e brendshme, Presidenti Rouhani e ka mbajtur shumicën e premtimeve të fushatës zgjedhore. Por çfarë e bën atë që në nivel ndërkombëtar të imitojë tonin e ashpër të përdorur nga Ahmadinexhadi, pavarësisht kritikave të përsëritura për mënyrat e ish-liderit dhe deklatave të tij që ka si prioritet që t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e Iranit me Perëndimin përmes negociatave?

Fjalë drejtuar një audiencë të vogël

Duket se pas ndryshimit të tonit të Rouhanit në politikën e jashtme qëndrojnë shumë faktorë e që e shtyjnë atë t’u drejtohet më tepër udhëheqësit suprem të Iranit Ajatollah Ali Khameneit dhe komandantëve të rojes revolucionare sesa njerëzve që votuan për të.

Së pari, ky ndryshim i politikës mund të lidhet me trazirat e gjera që u përhapën kohët e fundit në të gjitha anët e Iranit. Protestat e gjera lidhen me mungesat e ujit dhe të energjisë, krizën e monedhës, papunësinë dhe korrupsionin e përhapur midis zyrtarëve iranianë.Së dyti, tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe ndryshimet në kabinetin e Trump kanë hedhur një hije ndaj zyrtarëve në Uashington, duke shkaktuar frikë për miratim qëndrimesh më të ashpra ndaj Iranit.

Agresioni i fundit i SHBA ndaj Teheranit shkoi madje aq larg sa Trump dhe sekretari i shtetit Mike Pompeo deklaruan në mënyrë eksplicite se po ndihmojnë në organizimin e trazirave të gjera në Iran dhe u kanë premtuar mbështetje të gjithanshme protestuesve. Për më tepër kërcënimi i administratës së Trumpit rrezikon të pengojë eksportet iraniane të naftës duke filluar nga nëntori 2018 – e së bashku me përpjekjet e saj për të vendosur ato që Trump i ka quajtur sanksione “historike” për Iranin dhe presionet në rritje ndaj partnerëve të Iranit për të pakësuar lidhjet tregtare me Teheranin – të kujtojnë vitet e fundit të presidencës së Ahmadinexhadit.

Falënderimi nga lart

Ato që mbeten njëlloj janë qëndrimet e Ali Khameneit, i cili zakonisht refuzon ta mbështesë në mënyrë eksplicite Rouhanin, por që kohët e fundit e ka vlerësuar presidentin lidhur me komentet e tij për mbylljen e Hormuzit. Udhëheqësi suprem i kërkoi ministrit të Jashtëm të merrte një qëndrim të ngjashëm; kreu i trupave elitë të Iranit Quds, Qasem Soleimani, e përgëzoi gjithashtu deklaratën e Rouhanit për Hormuzin.

Duket se nga njëra anë pozicioni i të moderuarve dhe i reformatorëve në mesin e votuesve muajt e fundit është dobësuar. Nga ana tjetër, në vend që të përpiqet ta forcojë atë, Rouhani duket se po përpiqet të ankorojë pozicionin e vet brenda strukturës së pushteteve.

Biznes i rrezikshëm

Dhe ç’mënyrë më të mirë mund të ketë për të focuar pozitën e tij brenda strukturës së pushtetit sesa duke forcuar marrëdhëniet e mira me udhëheqësin dhe përfaqësuesit e linjës së ashpër? Për ta bërë këtë Presidenti Rouhani nuk u është drejtuar vetëm politikave të Ahmadinexhadit, por ka shkuar aq larg sa të përsërisë një koment të bërë nga Sadam Huseini dora vetë: “Çdo konflikt me Iranin është nëna e të gjitha luftrave”. Diktatori i dikurshëm irakian e bëri këtë provokim pak para pushtimit të Irakut në vitin 2003 – dhe historia tregoi sa problematike qe kjo.

Ndërsa qasja e re e Rouhanit duket të jetë e përqendruar në qetësimin e përfaqësuesve të linjës së ashpër në vend, pasojat e saj nuk do të kufizohen vetëm në sferën e brendshme, siç tregoi reagimi plot urrejtje i Trumpit. Në fund të fundit kjo do të rrisë dyshimet e partnerëve evropianë që duan ta shpëtojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin – dhe do të mbjellë farën e armiqësisë së mëtejshme në një klimë tashmë të tensionuar ndërkombëtare. (Jamshid Barzegar. D.W.)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota