E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Ringjallet” posti i kryeministrit në Kubë, pas 40 viteve

Manuel Marrero Cruz është emëruar kryeministër i Kubës, duke marrë një post politik që ishte shfuqizuar më shumë se katër dekada më parë.

56-vjeçari Marrero shërbeu si ministër i turizmit i Kubës për gati 16 vite.

Posti u mbajt për herë të fundit nga Fidel Castro në 1976. Por ai u shfuqizua kur Castro kaloi në presidencë.

Një kushtetutë më e re u njoh në Kubë në fund të vitit të kaluar, duke ringjallur pozicionin e kryeministrit dhe duke ia deleguar disa nga përgjegjësitë e presidentit kryeministrit.

Kryeministri ka fuqinë për të punësuar dhe shkarkuar punonjësit e shtetit dhe është në kontroll të përgjithshëm të guvernatorëve. Ai emërohet nga presidenti dhe miratohet nga Asambleja Kombëtare.

Ringjallja e postit të kryeministrit në Kubë shihet si pjesë e një procesi të decentralizimit dhe ndryshimit gjenerativ.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota