Egjiptianët kanë dalur në votime të shtunën, në referendumin që do të zgjasë tri ditë për ndryshimet kushtetuese, që i mundësojnë presidentit Abdel Fattah al-Sisi të mbajë mandatin deri më 2030 dhe të shtyjë rolin e fuqishëm të ushtrisë.
Mbështetësit e Sisit thanë se ndryshimet janë të nevojshme për t’i dhënë më shumë kohë të arrijë zhvillime të mëdha përmes projekteve dhe reformave ekonomike. Kritikët, ndërkaq, ky veprim do të kthente Egjiptin në model autoritar.
Derisa këto ndryshime pritet të miratohen, dalja në referendum do të jetë provë për popullaritetin e Sisit. Ai ishte rizgjedhur vitin ekaluar rpesident me 97 përqind të votive, me daljen e 41 përqind të popullësisë.



