E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Reagime të udhëheqësve botërorë për vdekjen e Kofi Annanit

Kreu i tanishëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e përshkroi zotin Annan si një forcë udhëheqëse e së mirës. Në shumë drejtime, Kofi Annan ishte një përfaqësues i denjë i Kombeve të Basshkuara.”

Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo njoftoi se në vendin e tij do të mbahet një javë zi kombëtare “për njërin prej patriotëve tanë më të mëdhenj”. Ai tha se Annan “besonte fuqishëm tek kapaciteti i ganezëve për ta çuar vendin drejt rrugës së përparimit dhe begatisë.”

Barack Obama tha se zoti Annan “ishte një diplomat dhe humanitar që mishëronte misionin e Kombeve të Bashkuara, si shumë pak të tjerë.” Ish presidenti amerikan tha se “edhe pas një kohe të gjatë pas thyerjes së barrierave, Kofi nuk i pushoi kurrë përpjekjet e tij për një botë më të mirë dhe i kushtonte kohë motivimin dhe frymëzimit të brezit të ri të udhëheqësve.”

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley tha se Annan “ja kushtoi jetën përpjekjeve për ta bërë botën një vend me paqe” dhe “u përpoq pa pushim të mbronte dinjitetin e çdo qenieje njerëzore”.

Presidenti i Bashkimit Europian Jean-Claude Juncker tha se “mirënjohja më e madhe që ne mund t’i ofrojmë Kofi Annanit, është duke e ruajtur gjallë legjitimitetin e tij”. Ai shtoi se Annan “luftoi për t’i dhënë fund padrejtësive në mbarë botën dhe ndihmoi për rindërtimin e urave atje ku ato ishin prishur”.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara Zeid Ra’ad al-Hussein, tha se “Kofi ishte shembulli më i mirë për njerëzimin, mishërimi i mirësjelljes dhe i elegancës në sjellje. Në botën ku ne jetojmë, të mbushur me udhëheqës, që janë shumë larg këtij modeli, humbja jonë dhe e të gjithë botës bëhet më e dhimbshme se kurrë,”- tha zoti al -Hussein.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota