Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, njerëzit po dëmtojnë botën natyrore dhe se ndërsa ka kohë për të rregulluar problemin, kjo do të kërkonte ndryshime transformuese.
Raporti i publikuar të hënën mbështetet në punën e 450 studiuesve nga dhjetra vende dhe paralajmëron se një milion bimë, insekte dhe specie të botës shtazore janë në rrezik të zhduken, shumë prej tyre brenda disa dekadave.
Raporti i OKB-së identifikon pesë mënyra kryesore që njerëzit po reduktojnë biodiversitetin e planetit, si shndërrimi e habitateve në ferma dhe qytete, peshkimi pa kriter, nxitja e ndryshimit të klimës përmes karburanteve fosile, ndotjes së ujit dhe ajrit dhe lejimi i specieve invazive në luftë me bimët dhe kafshët në zonat ku ato jetojnë.



