Një raport i komisionit të mbrojtjes kombëtare të parlamentit suedez thotë se nuk mund të përjashtohet mundësia që Rusia të nisë një sulm ushtarak kundër Suedisë, njoftoi televizioni publik suedez “SVT” të dielën, duke cituar burime të njohura me përmbajtjen e tij.
Suedia po nxiton të forcojë mbrojtjen e saj dhe aplikoi për t’u bashkuar me NATO- n vitin e kaluar pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Megjithatë, procesi i pranimit të tij është bllokuar në këtë fazë nga Turqia dhe Hungaria.
Raporti, që pritet të publikohet sot, thotë se ndërsa forcat tokësore të Rusisë janë të angazhuara kryesisht në konfliktin në Ukrainë, llojet e tjera të sulmeve kundër Suedisë nuk mund të përjashtohen, tha “SVT”, duke cituar burime që kontribuan në Raport.



