E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Qindra protestues në Egjipt kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Egjipti është përfshirë nga protestat e rralla anti-qeveritare, me protestuesit që bënin thirrje për dorëheqjen e presidentit Abdel Fattah al-Sisi.

Qendra për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale e Egjiptit, tha më 21 shtator se 21 persona janë arrestuar, duke përfshirë 2 gazetarë, por nuk është raportuar për ndonjë incident.

Shumë nga rrugët ku u mblodhën protestuesit u pastruan shpejtë nga policia me anë të gazit lotsjellës.

Sisi, ish gjeneral i ushtrisë, kishte qenë kundërshtar i madh i opozitës duke heshtur kritikuesit dhe burgosur mijëra prej tyre.

Qeveria e tij kishte miratur ligje që i bëjnë të paligjshme të gjitha demonstratat publike.

Qindra demonstrues marshuan të shtunën në Kairo, afër sheshit Tahrir – vendi që i dha fund regjimit të liderit Hosni Mubarak më 2011.

Agjencia AFP raportoi se të paktën 74 persona janë arrestuar. Monitoruesit e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për mbrojtjen e së drejtës për protesta paqësore.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota