E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Qeveria në këtë vend vendos taksë mbi përdorimin e Whatsapp, qytetarët “djegin” vendin

Ka mjaftuar pak, fare pak që libanezët të dalin në rrugë e ti vënë zjarrin vendit duke kërkuar largimin e qeverisë së tyre.

Një taksë e cilësuar “absurde” ajo mbi aplikacionin Whatsapp I ka dhënë jete një numri të madh protestash të dhunshme në kryeqytetin Beirut dhe mjaft qytete të tjera. Partitë opozitare kanë dalë në rrugë krah qytetareve duke kërkuar largimin e qeverisë të cilën e konsiderojne të korruptuar.

Qytetarët shprehen se jetesa në Liban është bërë shumë e shtrenjte pikërisht për shkak të rritjes dhe shtimit të taksave ndërsa rrogat kanë mbetur të uleta.

Ata të cilët dolën të parët në rrugë sapo qeveria njoftoi aplikimin e një takse për të gjithë ata që përdorin aplikacionin Whatsapp në telefonin e tyre ishin, banorët e periferisë së Beirutit të cilët janë më të varferit e kryeqytetit.

Në pankartat e tyre antiqeveritare vihej re e njëjta kërkesë si ajo e protestave arabe ne 2010-2011 “Popolli kërkon largimin e regjimit”.

Përplasjet me policinë kanë qënë të forta ndërsa zjarret janë ndezur gjithandej duke djegur prona publike por edhe biznese.

Kryeministri Saad Hariri doli në TV dhe kërkoi 3 ditë kohë për të marrë një vendim, por as kjo gjë nuk I qetësoi protestuesit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota