E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Putin kërkon sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen në internet

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar administratën e tij që të shqyrtojë një sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen “toksike” në internet, ndonëse hollësitë nuk janë bërë të ditura.

Sistemi i ri është përshkruar si “regjistër vetërregullues i përmbajtjes toksike”, me qëllim të “mbrojtjes së të rinjve”.

Kremlini do të analizojë këtë sistem deri më 1 qershor, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Për urdhrin e së enjtes, është raportuar fillimisht të shtunën, më 29 janar në mediat ruse.

Putin ka dhënë shenja për kufizime në përmbajtje, duke akuzuar internetin për korrupsion të të rinjve dhe për nxitje të protestave në rrugë nga kundërshtarë opozitarë, disa prej të cilëve autoritetet i kanë shpallur ekstremistë.

Rusia ka rritur presionin vitin e kaluar ndaj kompanive të mëdha teknologjike, duke i gjobitur me gati 100 milionë dollarë, për shkak se ato nuk kanë larguar përmbajtjen që konsiderohet e ndaluar në këtë shtet.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota