E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Putin dhe Erdogan inaugurojnë gazjellësin Rrjedha Turke

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë inaguruar gazsjellësin Rrjedha Turke, që do të hapë një rrugë të re eksporti për gazin rus në Turqi dhe Evropë.

Gazsjellësi është një shenjë e “bashkëveprimit dhe bashkëpunimit për të mirën e popullit tonë dhe njerëzve të Evropës dhe gjithë botës”, tha Putin në ceremoninë e inaugurimit.

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, ka kohë që kërkon të kthejë vendin e tij në një qendër energjetike.

Rrjedha Turke është një projekt që është zhvilluar në pesë vitet e kaluara dhe ka një kosto prej afro 8 miliardë dollarë.

Gazsjellësi do të transportojë gaz rus në Turqi, me gjysmën e vëllimit që rrjedh më tej në Ballkan dhe Evropën Qendrore, përfshirë Bullgarinë, Serbinë dhe Hungarinë.

Projekti është pjesë e qëllimit afatgjatë të Rusisë për të zvogëluar ose përfunduar tranzitin e gazit përmes Ukrainës.

Putin udhëtoi në Turqi nga Siria kur zhvilloi bisedime me presidentin sirian Bashar al-Asad.

Në ceremoninë në Stamboll, do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar kabineti i tij.

Gjatë vizitës, Vuçiq do të takohet me presidentin turk Erdogan, atë rus Putin dhe kryeministrin bullgar Boyko Borisov.

Ky tubacion është pasardhësi i projektit të tubacionit Rrjedha Jugore, ndërtimi i të cilit u braktis nga Rusia në dhjetor të vitit 2014 sepse nuk mund të respektonte rregullat e Bashkimit Evropian, sipas të cilave një kompani nuk mund të zotërojë si gazin ashtu edhe tubacionin.

Tubacioni i ri i gazit ka ngritur shqetësime në Komunitetin e Energjisë pasi Agjensia e Energjisë e Serbisë lëshoi një vendim përfundimtar më 5 mars 2019, duke përjashtuar tubacionin e ri nga rregullat e BE-së dhe duke mos përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga Komuniteti i Energjisë si një organ rregullator evropian.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota