E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Protestuesit në Hong Kong kërkojnë ndihmë nga presidenti amerikan, Donald Trump

Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong janë duke kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për ndihmë derisa kanë marshuar afër konsultatës amerikane në qytet.

Disa nga ta kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “President Trump, të lutem shpëtoje Hong Kongun”.

Protestat, tani më në javën e 14-të, kanë vazhduar edhe pas përmbushjes së kërkesës kryesore të tyre nga udhëheqësit e vendit.

Kina ka kërkuar që shtetet e tjera të mos ndërhyjnë në këtë krizë, duke theksuar se situata në Hong Kong, ish koloni britanike që iu dha Kinës më 1997, është çështje e brendshme.

Turma e së dielës ka mbajtur në duar flamuj të SHBA-së duke brohoritur për “pavarësi” të Hong Kongut nga Kina.

Të shtunën, disa protestues kishin tentuar të hyjnë në aeroportin ndërkombëtar, por policia ka lejuar vetëm udhëtarët e pajisur me bileta të përdorin transportin që çon për në aeroport.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota