E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Protestuesit në Bjellorusi rrethojnë televizionin: Raportoni të vërtetën

Protestuesit në Bjellorusi që kanë dalë në rrugë prej disa ditësh, janë mbledhur përpara televizionit shtetëror, duke kërkuar që të pasqyrojë plotësisht protestën e tyre kundër zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale. Mbështetësit e opozitës mbanin në duar pankarta ku shkruhej “tregojuni njerëzve të vërtetën”.

Protestat masive në Minsk të Bjellorusisë shpërthyen pasi Presidenti Alexander Lukashenko pretendoi se kishte korrur një fitore dërrmuese në zgjedhjet e 9 Gushtit. Në ditët e para të protestës, televizioni shtetëror nuk raportoi asgjë të tillë dhe nuk mbuloi me transmetim revoltën e qytetarëve.

Pas disa ditësh, televizioni shtetëror filloi të transmetonte protestën, por duke akuzuar protestuesit për dhunë dhe paralajmëruar qytetarët që të mos merrnin pjesë në demonstrata. Disa gazetarë të këtij televizioni kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk ishin dakord me mënyrën se si u mbulua protesta. Të premten, ministrat e Jashtëm të BE ranë dakord që të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve bjellorusë që kanë falsifikuar zgjedhjet. Edhe SHBA i ka cilësuar këto zgjedhje si jo demokratike. Sot, 3 shtete baltike kërkuan që zgjedhjet presidenciale të mbahen sërish.

Kontestimet e opozitës, por dhe të protestuesve, kanë të bëjnë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, rezultati i të cilave dyshohet se është manipuluar. Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Bjellorusi, Lukashenko fitoi me 80.1% të votave përballë kandidates së opozitës Svetlana Tikhanovskaya që mori 10.12% të votave. Presidenti Alexander Lukashenko qëndron në pushtet që prej vitit 1994.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota