E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Protestë e “jelekëve të verdhë” edhe në New York, në mbështetje të protestave në Paris

Një grup njerëzish që mbanin të veshur jelekë të verdhë, u tubuan para konsullatës së Përgjithshme të Francës në New York, për të mbështetur protestat në Paris.

Protestuesit mbanin pankarta në të cilat kishin shkruar në anglisht dhe frëngjisht mesazhe mbështetëse dhe solidarizuese me të gjithë punëtorët. Ata thanë se po mbështesin protestat në Paris që po zgjasin për pesë javë.

Protestat në Francë filluan më 17 nëntor, dhe u organizuan në shenjë pakënaqësie për rritjen e paralajmëruar të çmimit të karburantit dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, por u kthyen në demonstrata të “jelekëve të verdhë”, kundër administrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Demonstruesit kërkojnë kushte më të mira jetese ndërkohë që protestat e “jelekëve të verdhë” do të vazhdojnë pavarësisht njoftimeve se çmimet e karburantit janë anuluar për vitin 2019.

Në trazirat në Francë, deri më tani kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa 4.341 të tjerë janë arrestuar.AA

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota