E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Protestat ne Kili, anulohen Konferenca për Ndryshime Klimatike dhe Samiti i APEC-ut

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera ka anuluar konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, në kohën që po vazhdojnë protestat kundër qeverisë në këtë shtet.

Ai ka thënë se ky vendim i ka shkaktuar “shumë dhimbje”, mirëpo qeverisë së tij i duhet “të bëjë prioritet rikthimin e rendit publik”.

Konferenca, e njohur si COP24, ishte planifikuar të mbahej në muajin dhjetor.

Kili po ashtu ka hequr dorë nga organizimi i Samitit të APEC-ut, që ishte pritur të krijonte hapësirë për takim në mes të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe atij kinez, Xi Jinping.

Të paktën 20 persona janë vrarë prej kur kanë nisur protestat masive.

Protestuesit nuk kanë treguar shenja të zmbrapsjes nga kërkesat e tyre, pavarësisht pse presidenti Pinera ka njoftuar se do të zbatojë reforma rreth nivelit të pabarazisë dhe problemeve tjera.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota