E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Protesta për klimën në Francë

Demonstruesit francezë dolën në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera të dielën me thirrjet për masa më ambicioze për të luftuar ndryshimin e klimës.

Protestat vijnë pasi dhoma e ulët e parlamentit votoi këtë javë mbi një projekt-ligj të klimës që synon të frenojë emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serë, për të cilin aktivistët e mjedisit thonë se nuk është i mjaftueshëm.

Organizata Greenpeace dënoi “refuzimin e qeverisë për të marrë masa për klimën”, sië u shpreh ajo.

Aktivistët fajësojnë Presidentin Emmanuel Macron, për “dobësimin” e një numri masash të propozuara fillimisht nga një panel prej 150 individësh të cilët kishin punuar për muaj me radhë për këtë çështje.

Projekt-ligji tani do të debatohet në Senat.

Ai përfshin një ndalim të fluturimeve të brendshme më pak se dy orë e gjysmë që mund të bëhet me tren, masa për të mbështetur rinovimin e ndërtesave të larta që konsumojnë energji dhe për të inkurajuar përdorimin e makinave më miqësore për mjedisin.

Përveç kësaj, gazeta franceze Journal du Dimanche njoftoi të dielën se një referendum për të shtuar nevojën për të ruajtur mjedisin në kushtetutën franceze, premtuar nga zoti Macron, nuk mund të zhvillohet.

Ndryshimi kërkon një votim parlamentar.

Asambleja Kombëtare, ku Macron ka një shumicë, e miratoi atë në mars.

Por nuk është gjetur një marrëveshje me Senatin, ku partia konservatore republikane ka shumicën./ VOA

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota