E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Protesta në Iran pas ngritjes së çmimit të naftës

Irani është kapluar nga protestat pas vendimit të papritur të qeverisë për ngritje të çmimit të naftës, raportojnë mediat iraniane.

Çmimet u ngritën për së paku 50 për qind të premten. Autoritetet kanë thënë se kjo ngritje e çmimit vjen si pasjojë e dëmtimit të ekonomisë së Iranit nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Irani është përballur me sanksione të rënda ndaj eksportit të naftës, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018.

Mediat iraniane kanë raportuar për protesta të premten në mbrëmje në disa qytete të Iranit, duke theksuar se protestuesit kanë tentuar t’i vëjnë zjarrin një depoje të naftës.

Protestat e së premtes në mbrëmje

Protestat e së premtes në mbrëmje

Sipas vendimit të ri, çdo ngasës lejohet të blejë 60 litra naftë në muaj dhe çdo litër që e tejkalon atë njësi do të paguhet dyfish.

Irani është ndër vendet me çmimin më të ulët të naftës në botë për shkak të rënies së valutës dhe po ashtu është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës me eksporte që arrijnë miliarda dollarë çdo vit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rivendosur sanksionet kundër Iranit pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota