E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Protesta kundër racizmit – policia proteston kundër reformave

Racizëm dhe përdorim i dhunës? Me këto fajësime po përballen shumë policë francezë. Por tani edhe policia po proteston.

Frankreich Protest der Polizei in Paris (Getty Images/AFP/T. Samson)

Në protestat e mbajtura në afërsi të Kullës Eifel në Paris morën pjesë qindra nëpunës policorë. Rrugëve parakaluan edhe shumë makina me drita policore të kaltërta. Disa prej nëpunëse kundërshtuan planet e ministrit të Brendshëm Christophe Castaner dhe hodhën prangat në tokë. Të shtunën në mbrëmje dhjetëra policë kanë protestuar kundër pohimeve se në mesin e tyre ka racizëm latent.

Pas protestave në Francë kundër racizmit dhe diskriminimit, Castaner ka deklaruar se do të ndjekë një politikë të “tolerancës zero”, ndaj tendencava raciste. Policët të cilëve u dëshmohen tendenca raciste, do të suspendohen nga puna në mënyrë “sistematike”, tha ai. Castaner bëri të ditur se do ndalohen arrestimet, ku polici i mbanë të arrestuarit këmbën mbi shpinë dhe e ndrydhë për tokë.

Frankreich Paris | Black Lives Matter | Demonstrationen (picture-alliance/AP Photo/T. Camus)

Protesta “Black lives matter”

Macron mbështet policinë

Presidenti Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim televiziv të dielën në mbrëmje, ku e ka prekur edhe çështjen e racizmit. Qeveria e tij kundërshton çdo lloj racizmi, tha ai. Por Macron mbështeti policinë dhe punën e saj. “Policia meriton një mbështetje publike dhe mirënjohjen e kombit për punën që bën.”

Policët megjithatë nuk ishin tepër të kënaqur me këto pohimet të presidentit. Pjesëmarrësit e protestës duan vepra konkrete, që ministri Castaner të ndalojë planet e tij.

Protestat masive në gjithë vendin

Të shtunën ka pasur protesta masive në të gjitha qytetet e mëdha të Francës, kundër racizmit dhe dhunës policore. Në Paris kanë demonstruar me mijëra njerëz kundër vrasjes së Adama Traoré, në vitin 2016. Motra e tij Assa Traoré kërkon hetime shtesë dhe zbardhjen deri në fund të rastit të vrasjes së 24-vjeçarit. Protesta janë mbajtur edhe në Marseille, Lyon, Montpellier dhe Bordeaux.

Frankreich Protest der Polizei in Paris (Getty Images/AFP/T. Samson)

Protesta e policisë

Në fundjavën e parafundit në Francë kanë protestuar rreth 23.000 njerëz kundër dhunës policore. Ata kanë kërkuar që të ndalet dhuna policore në paralagjet e Parisit dhe kanë bërë krahasime me dhunën në SHBA.

Kërkohen masa

Amnesty International kërkon reformën e praktikave të tanishme të punës së policisë në Francë. Situata kërkon që të bëhen reforma dhe të jepen përgjigje konkrete për punën e autoirteteve policore, kumtoi AI. Ndërsa Human Rights Watch (HRW) kërkon nga presidenti Macron masa konkrete dhe reforma në punën e policisë, me qëllim parandalimin e dhunës policore dhe diskriminimin. Kërkohen edhe masa kundër racizmit në polici. HRW ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë një raport me titull: “Ata flasin me ne si me qenë”, ku kritikohen sjellja e policisë me rastin e kontrollimit të pjesëtarëve të minoriteteve, madje edhe fëmijëve, pohon HRW.

bc/kle/sti (afp, dpa)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota