E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Projektligji për shtetësinë i Britanisë së Madhe mund t’u heqë shtetësinë miliona britanikëve

Një projektligj i ri që i jep qeverisë së Britanisë së Madhe më shumë kompetenca për të hequr shtetësinë e Britanisë së Madhe pa paralajmërim, po ngjall zemërim.

Masat e reja janë pjesë e një rishikimi të rregullave të diskutueshme të emigracionit në Britaninë e Madhe.

Çfarë është projektligji për shtetësinë dhe kufijtë?

Ligji për Shtetësinë, Emigracion dhe Azilin i miratuar në vitin 2002 i lejoi qeverisë t’i hiqte një personi nënshtetësinë britanike nëse ai kishte një shtetësi tjetër. Që nga viti 2006, ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe ka pasur kompetencën t’u privojë personave me shtetësi të dyfishtë shtetësinë e tyre në Britaninë e Madhe nëse kjo është “në interes të së mirës publike”.

Në vitin 2014, këto kompetenca u zgjeruan edhe për shtetasit britanikë të lindur jashtë vendit dhe që nuk kanë shtetësi të dyfishtë, të cilët mund të bëhen pa shtetësi për sa kohë që qeveria i konsideron të përshtatshëm për nënshtetësinë e huaj dhe nëse ata kanë vepruar “në një mënyrë që cënon seriozisht interesat jetike të Britanisë së Madhe, ndonjë nga ishujt ose një territor britanik jashtë shtetit”, sipas legjislacionit.

Midis viteve 2006 dhe 2017, shifrat nga ministria e Brendshme tregojnë se 199 personave iu hoq shtetësia, 104 raste pati vetëm në vitin 2017. Gjatë dy viteve të fundit, shifrat kanë rënë sërish në rreth 25 në 30 në vit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota