E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump: Brazili mund të jetë aleat i NATO-s

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump foli të martën për mundësinë që Brazili të jetë aleat i NATO-s.

Presidenti Trump priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro.

Duke folur për raportet ndërmjet SHBA-së dhe Brazilit, presidenti Trump tha se planifikon të përcaktojë Brazilin si një aleat kryesorë nga vendet joanëtare të NATO-s.

“Siç i thashë presidentit Bolsonaro, unë gjithashtu kam për qëllim të përcaktojë Bazilin si aleat të madh nga vendet joanëtare të NATO-a, apo ndoshta edhe aleat të NATO-s. Më duhet të flasë me shumë njerëz. Ndoshta si aleat i NATO-s do të ishte një përparim në sigurinë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve” tha presidenti Trump.

Në konferencën për media pas këtij takimi, Presidenti Trump u pyet edhe për bisedimet tregtare me Kinën, për të cilat tha se janë duke shkuar mirë, por nuk dha më shumë detaje.

“Bisedimet me Kinën po shkojnë shumë mirë” tha presidenti Trump.

Lufta tregtare ndërmjet dy superfuqive ka tronditur tregjet globale dhe ka rritur frikën se mund të ngadalësojë ekonominë në mbarë botën.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota