E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti i SHBA, Donald Trump: SHBA do një Iran pa armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ndodhet për vizitë në Japoni, tha se Uashingtoni nuk dëshiron ndryshimin e regjimit në Iran, por një “Iran pa armë bërthamore”.

“Mendoj se do të bëjmë marrëveshje me Teheranin”, tha Trump, pas bisedimeve me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, në Tokio.

Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë përkeqësuar prejse SHBA-ja, një vit më parë, është tërhequr nga një marrëveshje bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Me këtë marrëveshje, që është arritur në vitin 2015, Irani ka kufizuar programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Por, prejse ka dalë nga marrëveshja, Uashingtoni ka rivendosur sanksione kundër Iranit, ka përshkallëzuar retorikën e tij dhe ka rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar shqetësime për një konflikt të mundshëm ushtarak me Republikën Islamike.

“Unë besoj se Irani do të dëshirojë të flasë dhe nëse dëshiron, ne do të dëshirojmë po ashtu”, tha Trump për gazetarët në Tokio.

“Unë nuk dua ta lëndoj Iranin. Dua t’i them: Jo armë bërthamore. Kemi mjaft probleme në këtë botë me armët bërthamore. Jo armëve bërthamore për Iranin”, tha Trump.

Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Irani po punon fshehurazi në krijimin e armës atomike dhe kërkojnë negocimin e një marrëveshjeje më të gjerë për kontrollin e armëve.

Irani i hedh poshtë këto akuza dhe deri më tash nuk është shprehur i gatshëm për bisedime.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota