E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mohon ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA-së

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mohoi në mënyrë kategorike se qeveria e tij ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA duke shtuar se Moska nuk ka qëllim të ndërhyjë as në zgjedhjet e ardhshme.

Duke iu përgjigjur një pyetje të agjencisë Asoshiated Press, Putin tha se “nuk kemi ndërhyrë, nuk po ndërhyjmë dhe nuk do të ndërhyjmë në zgjedhjet amerikane”.

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë mohuar me forcë çdo ndërhyrje në votimet për të ndihmuar fitoren e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Megjithatë, në SHBA, Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller, përgjatë një hetimi që ka zgjatur rreth 2 vite ka akuzuar 12 oficerë ushtarakë rusë që përdorën llogari të rrejshme të mediave sociale për të “përhapur retorikën e ndarjes dhe për të minuar sistemin politik të SHBA”.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr gjatë prezantimit të një përmbledhje të hetimit pati thënë se nuk është gjetur ndonjë e dhënë se presidenti Trump apo fushata e tij kanë bashkëpunuar me përpjekjet ruse.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, pati deklaruar në fund të muajit prill se hetimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA më shumë “kanë ndikuar në demokracinë amerikane” sesa vetë veprimet e Rusisë. Ai i përshkuajti veprimet ruse si “blerje të disa reklamave në Facebook” si dhe përpjekje për të “mbjellur mospajtime”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota