E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti i Kosovës, Thaçi, takon kryeministrin rus në Ankara, Medvedev

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën mbrëma se është takuar në Ankara me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev.

Takimi i shkurtër është zhvilluar në kuadër të ceremonisë së përurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili u rizgjodh në votimet e muajit të kaluar.

Hashim Thaçi‏Verified account @HashimThaciRKS

In the margins of the Presidential Inauguration of @RT_Erdogan, I had a brief meeting w/ PM @MedvedevRussiaE. I asked him for our countries to start interaction while we both agreed that a possible agreement btwn Kosovo & Serbia will bring lasting peace in the #WesternBalkans.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Thaçi shkruan se “kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona. Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjellë paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”.

Rusia e cila ka shtuar përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e saj në Ballkan, vazhdon të mbështesë Serbinë e cila po ndjek një vijë të hollë ndërmjet synimit për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve me Moskën.

Rusia mbështet qëndrimin serb ndaj Kosovës dhe nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s.(Zeri i Amerikes)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota