E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron: Evropa nuk duhet të mbetet peng i procesit të Brexit-it

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se Evropa nuk duhet të mbetet peng i procesit të Brexit-it.

“Projekti evropian nuk duhet të jetë i burgosuri i Brexit-it”, deklaroi presidenti francez.

Deklarata e Macron vjen një ditë pasi kryeministrja britanike, Theresa May, pas tetë orësh bisedime, arriti të bindë vendet e BE-së që të ketë një shtyrje të Brexit-it.

Mirëpo, udhëheqësit evropianë vendosen kushte ndaj Britanisë.

Ata ofruan shtyrje deri më 22 maj, vetëm nëse ligjvënësit britanikë e miratojnë planin e Mayt javën e ardhshme.

Nëse nuk e miratojnë, shtyrja do të jetë më e shkurtër – deri më 12 prill – dhe, në atë rast, Britania do të duhet të dalë me vendime të reja ose të largohet pa marrëveshje.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa një plan të dakorduar me BE-në do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në bllokun evropian.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota