Presidenti i Bolivisë Evo Morales njoftoi dorëheqjen gjatë një fjalimi televiziv pas një jave protestash për “parregullsitë” e zgjedhjeve të zhvilluara javën e kaluar.

Presidenti Evo Morales duke njoftuar dorëheqjen në televizion
Më herët, ai pati rënë të dakort për organizimin e zgjedhjeve të reja. Zoti Morales i pati fituar këto zgjedhje me një rezultat të ngushtë, por Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) publikoi gjetjet e saj me parregullsi të konstatuara në pothuajse të gjitha aspektet e shqyrtuara.
Pak orë më vonë, shefi i shtabit të ushtrisë Williams Kaliman tha se organizimi i zgjedhjeve të reja nuk do të mjaftonte. “Pasi analizuam situatën e konfliktit të brendshëm, i kërkojmë presidentit të dorëhiqet, duke lejuar rivendosjen e paqes dhe stabilitetit për të mirën e Bolivisë tonë“, tha gjenerali Kaliman.



