E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti i Argjentinës propozon legalizimin e abortit

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez ka thënë se brenda 10 ditëve do të dërgojë për miratim një projektligj për legalizim të abortit.

Fernández, i cili është betuar në pozitën e presidentit në muajin dhjetor, ka thënë paraprakisht se aborti është “çështje e shëndetit publik”.

Në Argjentinë, aborti lejohet vetëm në rastet që lidhen me dhunim apo nëse shëndeti i nënës është në rrezik.

Ky proces është i ndaluar në pjesën më të madhe të Amerikës Latine, përveç rasteve të kufizuara.

Në rast se miratohet ky projektligj, Argjentina do të kthehet në shtetin më të madh në rajon që legalizon abortin.

“Aborti ndodh, është fakt”, ka thënë presidenti në fjalimin e tij të parë vjetor në Kongres.

“Një shtet duhet të mbrojë qytetarët në përgjithësi dhe gratë në veçanti. Në shekullin 21, secila shoqëri duhet të respektojë zgjidhjen individuale të anëtarëve të saj, ashtu që ata të vendosin lirshëm për trupat e tyre”, ka shtuar mes tjerash ai.

Fernández po ashtu është zotuar për të prezantuar programin për përmirësim të edukimit seksual.

Tentime të ngjashme për të ndryshuar ligjin për abortin në Argjentinë kanë dështuar në të kaluarën, pasi pjesa më e madhe e popullsisë i takon besimit katolik.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota