E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti francez, Emmanuel Macron: Ballkani të ndërtohet në Europë, të mos vendosin SHBA, Rusia, Turqia

Ndërsa ministrat e Jashtëm të BE-së në Helsinki diskutojnë “bashkëpunimin rajonal” me partnerë nga Ballkani Perëndimor sot dhe nesër, presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar diplomacisë franceze që të punojë në “ri-integrimin e Ballkanit Perëndimor në gjeografinë e Evropës”.

“Të kesh një strategji evropiane do të thotë të kesh parasysh kufijtë e Evropës,” tha Macron në takimin e tij vjetor me ambasadorët francezë në të gjithë botën, raportojnë sot mediat franceze.

Macron theksoi se në “një botë që ndryshon strategjikisht dhe gjeopolitikisht”, brenda kufijve të Evropës, Franca duhet të ri-angazhohet “me fqinjët tanë dhe vendet që na duan thellësisht, në mënyrë që të mos lejojmë që fuqitë jo-evropiane të veprojnë në vend se të veprojmë ne”.

Presidenti i Francës deklaroi se “përndryshe SHBA, Rusia dhe Turqia do të vendosin për Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se “gjermanët kanë idetë e tyre edhe këtu, dhe duhet të them, në mënyrë më efektive dhe më strategjike se idetë tona.”

Ai u shpreh për forcimin e Evropës, themelet e së cilës janë humanizmi, renesanca dhe iluminizmi, por gjithashtu konkludoi se “pa dyshim që po përjetojmë fundin e sundimit perëndimor në botë”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota