Sivjet, për herë të parë, Presidenti Donald J. Trump e ka shpallur muajin maj 2018 si Muajin e Trashëgimisë Hebreje – Amerikane, një muaj gjatë të cilit “ne nderojmë kontributet e besimit hebre dhe traditave të tij në kombin tonë.
” A e dini se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Herman Berstein ishte gjithashtu edhe një aktivist hebre?
Në 1930, Presidenti Hoover emëroi Berstein si ambasadorin amerikan në Shqipëri, një pozicion që ai e mbajti deri më 1933.
Gjatë mandatit të tij, ai mori nga Mbreti Zog Dekoratën e Lartë të Urdhrit të Skënderbeut për shërbimin e tij ndaj Shqipërisë.



