E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti amerikan, Donald Trump: SHBA dhe Kina shumë afër arritjes së marrëveshjes tregtare

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë duke komunikuar shumë ngushtë në çështjet për tregti, kanë thënë zyrtarët në Pekin dhe Uashington, vetëm disa ditë para se të nisin së zbatuari masat ndëshkuese që u kanë vënë njëra-tjetrës.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara janë “shumë afër” arritjes së marrëveshjes tregtare me Kinën, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Jemi afër një marëveshjeje shumë të madhe me Kinën. Ata e duan atë ashtu sikurse ne”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Donald J. Trump

✔@realDonaldTrump

Getting VERY close to a BIG DEAL with China. They want it, and so do we!

111K

Twitter Ads info and privacy

37K people are talking about this

Gjatë një takimi të zakonshëm në Pekin, zëdhënësi i ministrisë së Tregtisë së Kinës u ka thënë gazetarëve se “të dyja ekipet janë duke komunikuar në çështje ekonomike dhe ato të tregtisë”.

Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin tarifa në produktet kineze në vlerë të 160 miliardë dollarëve nga 15 dhjetori.

Edhe Kina në anën tjetër pritet të nisë së zbatuari sanksione në mallrat amerikane nga kjo datë, me mundësi të rritjes së tarifave në produkte të caktuara.

Lufta tregtare në mes të të dyja shteteve ka shqetësuar shumë liderët botërorë dhe bizneset, që kanë përmendur mundësitë e ndikimit të këtyre mosmarrëveshjeve në tregun global.

Presidenti amerikan, Donald Trump pati arsyetuar vendosjen e tarifave në mallrat kineze me, siç ka thënë ai, praktikat e padrejta tregtare të këtij shteti ndaj SHBA-së.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota