E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti amerikan, Donald Trump: Nuk heqim sanksionet në këmbim të negociatave me Iranin

Shtetet e Bashkuara nuk do të tërheqin sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave, tha Presidenti Donald Trump përmes një postimi në Twitter të shtunën.

“Ministri i Jashtëm iranian tha se do të negocionin me Shtetet e Bashkuara, por fillimisht duhet të heqin sanksionet.. Jo faleminderit”, tha Trump.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i është përgjigjur të dielën Presidentit Trump përmes një postimi në Twitter, ku tha se Irani është ende i hapur për bisedime nëse Amerika tërhiqet nga sanksionet.

“Donald Trump është më mirë të fokusojë komentet për politikën e jashtme në fakte sesa në titujt e @FoxNews dhe përkthyesit e tij të gjuhës Farsi”, tha Zarif.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë rritur edhe më shumë pas vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani në një sulm ajror në Bagdad nga SHBA-ja dhe sulmit ajror të Iranit në bazën ushtarake amerikane në Irak.

Por, tensionet kanë filluar të rriten që prej vitit 2018, kur Trump u tërhoq nga pakti bërthamor i Fuqive Botërore dhe rivendosi sanksionet ndaj eksporteve të Iranit. /REL

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota